Arben Malaj financimet e paktit të stabilitetit - (24 Shkurt 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Shqipëria rrezikon seriozisht të mbetet pa financime për projektet e paktit të stabilitetit. Të propaganduara me shumë bujë nga qeveria shqiptare, projektet që do të thithin miliona mund të kasandisen si zakonisht në disa mijra dollarë. Prova e parë që la shije të hidhur ishte takimi i Shkupit, ku Shqipëria mori vetëm 7% nga fondi i Bankës se Investimeve për Europën Juglindore.

Arben Malaj:- ?Ka një sensibilizim nëse ajo që është afruar deri tani për Shqipërinë është pak, apo shumë pak në raport me vendet e tjera dhe kjo jep atë mesazh që deri në një vendimarrje përfundimtare duhet të ketë një punë të programuar, një përgjegjësi më të madhe për të përfituar nga ky pakt stabiliteti, i cili do të ketë financime të rëndësishme në element të infrastrukturës, në elementë të zhvillimit të biznesit dhe të zhvillimit rajonal?.

Gazetarja:- Ndërkohë mbledhja e Shkupit a ka lidhje me atë të Brukselit, ku do të jepen donacionet përfundimtare?

Arben Malaj:- ?Patjetër që mbledhjet kanë lidhje njëra me tjetrën dhe përderisa para se të shkojmë në një vendim përfundimtar në Bruksel do të ketë dhe takime të tjera. Mbetet një përgjegjësi e plotë e qeverisë shqiptare, e parlamentit shqiptarë, e strukturave të shoqërisë shqiptare për të siguruar një mbështetje më të madhe të bindur që shumë nga projektet që ka paraqitur qeveria shqiptare janë të vlerësuara pozitivisht si projekte?.

Që shija e keqe e Shkupi të mos përcillet në konferencën e Brukselit që do të mbahet në fund të Marsit qevëria shqiptare duhet të shkoj e përgatitur dhe me projekte serioze. Pikërisht për këtë qëllim, mesditën e sotme Gramoz Pashko koordinator i paktit për shqipërinë u nis drejt Romës./tvklan.al

Gazetare ? Ornela Bego

Recommended