Karriera e Kolonel Arben Zylyftarit (3 Gusht 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva 2000
Kolonel Zylyftari ka mbaruar Akademinë Ushtarake në vitin 1989 dhe ka punuar si efektiv i policisë shqiptare si dhe inspektor krimesh në qytetin e Korçës. Pas vitit 1997 është emëruar drejtor i policisë për rrethin e Korçës ku ka punuar për afro 1 vit. Më pas ka drejtuar komisariatet e policisë në rrethin Kolonjë dhe Skrapar.
Pas rezultateve shembullore në drejtimin e policisë, Kolonel Zylyftarit i ngarkohet detyra për të drejtuar për një vit Komisariatin e Vlorës ku me sukses arriti të godasë krimin në këtë qytet duke arrestuar më të rrezikshmit e Vlorës dhe duke siguruar qetësi dhe rend. Pas karrierës shembullore, 3 muaj më parë Ministria e Rendit e emëron Kolonel Zylyftarin shef komisariati në Lezhë dhe 3 javë më pas drejtor policie në prefekturën veriore të Shkodrës ku dhe merr fund jeta e tij, në krye të detyrës si gjithmonë në operacione kundër krimit.
dhe dje, Arben Zylyftari ka qenë duke drejtuar krimin në rrethin e Shkodrës për të kapur dy të kërkuar në lagjen Udhakryq të qytetit të Shkodrës, por dora kriminale ka qëlluar për t'i marrë jetën kolonelit 37 vjeçar. Pas kësaj, njerëzit e Zylyftarit e kanë dërguar deri në fund operacionin duke lënë të vdekur kriminelin që qëlloi, shefin e policisë dhe duke arrestuar personin tjetër.
Kryeministri Ilir Meta dhe ministri i Rendit që kanë qenë mbrëmë në Shkodër,kanë komanduar Kolonel Bilbil Memën në krye të policisë të prefekturës. Këtu gjendja dhe sot është e qetë dhe gjithçka është në kontroll./tvklan.al


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/