Basha shtyn dialogun për zgjedhoren, kushte të reja Ramës: Jo reformë me opozitën e re.

  • 5 years ago
TIRANË- Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama të bërë një dite më parë në Report Tv, se është i gatshëm të shkojë deri në PD për zgjidhjen e krizës politike, lideri demokrat Lulzim Basha ka mbledhur në selinë blu aletatët.

Pas mbledhjes, Basha tha se i ka dërguar Ramës një plan për zgjidhjen e krizës politike dhe Reformën Zgjedhore, ndërsa paralajmëroi se nëse ai nuk e zbaton do duhet të hapë 'krahun'. Por tashmë për zgjidhjen e krizës Basha nuk përmendi kushtin për largimin e Ramës, por shtoi se kjo nuk është një çështje mes tyre, por për Shqipërinë.

Recommended