Basha, Ramës: Harroje dialogun fasadë!

  • 7 years ago
Thirrjes së kryeministrit Edi Rama për dialog me opozitën, për gjithçka, kudo e kurdo, Lulzim Basha iu përgjigj se nuk do të bëhet pjesë e asnjë teatri kukullash dhe as e ndonjë pazari për të marrë disa karrige të pushtetit.

Lulzim Basha

?Nëse do të ketë dialog politik, që e kemi kërkuar prej ditës së parë, ky dialog politik nuk do të kthetet kurrë në një pazar të pisët të disa politikanë të opozitës me disa politikanë të maxhorancës që të vazhdojë komploti ekonomik, politik, të vazhdojë republika e vjetër. Republika e vjetër do të shpresojë që përmes një dialogu fasadë të arrijë zgjidhje fasadë ku PD e opozita të bëhen pjesë e teatrit të kukulla në shkëmbim të pazareve jo të interesave të shqiptarëve por kupolës. Me pak fjalë që PD dhe opozita të marrë karriget e saj dhe llogmat e saj në kupolën kriminale të republikës së vjetër?.

Pas fasadës që sheh tek oferta e kryeministrit, Basha tha se fshihet një komplot, arkitekt i të cilit është jo vetëm kryeministri, por edhe ndërkombëtarët, të cilët sipas tij janë kthyer në avokatë të qeverisë së krimit e narkotrafikut.

Lulzim Basha

?Orët në vijim do e shpalosin komplotin e republikës ë vjetër, që mbështetet jo thjesht nga autorët që është kryeministri aktual dhe çeta e tij politike por dhe nga oligarkët që janë mësuar të vjelin miliona përmes tenderave korruptivë dhe nga kriminelët që duan ta mbjellin Shqipërinë me droge, si dhe një grusht avokatësh ndërkombëtarë të kësaj qeverie që paguhen me parëtë e narkomafias shqiptare.?

Mbështetësve të opozitës Basha u përsëriti se kjo javë është vendimtare për fitoren e kauzës për zgjedhje të lira e të ndershme, në themel të së cilës qëndron qeveria teknike, një kusht qe vazhdon te jetë i panegociueshëm.

Tv Klan

Recommended