Ish-kryetarja e Dhomave të Tregtisë, Elisabeta Katiaj e ftuar në studion e lajmeve në RTV Ora foli për procesin e rizgjedhjeve që pritet të zhvillohen në këtë institucion.
Katiaj theksoi edhe një herë kërkesën e saj për anulimin e këtij procesi, ndërsa tha se nuk shpreson të merret në konsideratë, pasi qëllimi i vetëm shkon në funksion të vazhdimësisë së këtij sistemi në hije.
Pjesë nga intervista:
Gazetarja: Kërkesa juaj është për anulimin e procesit të zgjedhjeve, që deri më tani nuk është marrë në konsideratë?
Katiaj: Patjetër që për anulimin e zgjedhjeve aktualisht. Nuk pretendoj se do të merret në konsideratë. Shoh të bindur me shkelje për të realizuar qëllimin dhe qëllimi i vetëm shkon në funksion të vazhdimësisë së këtij sistemi në hije. Problemi i gjithë këtu unë nuk shoh që është qeveria, apo politika. Këtu problemi është pikërisht ky sistem, i cili është ngritur dhe menaxhohet në hije të plotë. Vetë Unioni është koordinatori i dhomave dhe qëllim ka bërjen komponentë të sistemit të dhomave, duke punuar në hije të plotë, duke punuar në heshtje, duke mos mbledhur asamblenë 4 vite rresht dhe duke mos miratuar asnjë lloj situate për shpenzimet e ushtruara dhe të tjera. Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rizgjedhjet-ne-dhomen-e-tregetise-katiaj-te-anulohet-procesi-i-zgjedhjeve
Follow RTV Ora
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Be the first to comment