Procedohet Voltana Ademi

  • 5 years ago
Kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi është proceduar në gjendje të lirë  pasi urdhëroi mbylljen e 53 qendrave të votimit të cilat administrohen nga Bashkia e Shkodrës. Sipas policisë, ajo është bërë pengesë për procesin zgjedhor.

Pak orë pas procedimit, Ademi në një konferencë për shtyp, e ka cilësuar këtë veprim si politik.

"Sot nuk pranoj kurrsesi se shkodranët dhe shqiptarët do të lejojnë instalimin e një diktature të re. E kemi detyrim sidomos ne, fëmijët e atyre prindërve që të mos i lëmë në dorën e regjimit nga i cili vujtën dhe u persekutuan. Procedimi penal për kryetaren e bashkisë së Shkodrës nuk është i ditës së sotme. Ai është i paralajmëruar ditën e djeshme në transmetim direkt nga komisarët politik të KQZ dhe jo vetëm dje po gjatë gjithë këtyre ditëve nga ministri i Brendshëm, kryeministri, prefekti e me radhë. Madje ata publikisht kërcënuan dhe intimiduan një kryetarë bashkie në detyrë në përputhje të funksioneve të saj kushtetues e dhe ligjore. Unë nuk habitem aspak nga njoftimi për procedim penal, me të cilin u njoha vetëm nëpërmjet medias.

Nuk habitem aspak nga urdhri politik i Edi Ramës me të cilin u njoha përmes medias. A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë? A nuk nisi kështu edhe në vitin 1945? A nuk po ecim në të njëjtën rrugë që po na imponohet edhe sot në 30 Qershor 2019? Pasi u njoha me vendimin politik të Prokurorisë dhe policisë politike të Edi Ramës për tu proceduar penalisht dua të deklaroj se unë si kryetare e bashkisë së Shkodrës dhe në emër të institucionit që përfaqësoj nuk kam shkelur asnjë ligj. Bashkia e Shkodrës ka zbatuar kushtetutën dhe dekretin e presidentit, i cili ka çdekretuar datë e zgjedhjeve. Procedimi penal ndaj meje është vendimi politik i Edi Ramës i cili kërkon të bëjë zgjedhje antikushtetuese dhe moniste".

Ademi iu bëri thirje qytetarëve të Shkodrës të rujanë qetësinë, pasi dhuna nuk i shërben askujt.

Tv Klan

Recommended