Ndërpritet seanca ndaj ish-deputetit Bardh Spahia, Voltana Ademi ndjek nga afër seancën

  • 5 years ago
SHKODËR-Ndërpritet seanca e apelit ndaj ish-deputetit demokrat Bardh Spahia pasi ky i fundit nuk ka marrë pjesë në gjyq sepse policia nuk ka shkuar ta shoqërojë. Seanca është ndërprerë për të marrë informacion nga komisariati i policisë në Tiranë.

Në sallën e gyqit ka qenë prezente edhe kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi bashkë me avokatët e ish-deputetit demokrat, Ivi Kaso dhe Ledio Nuraj.

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia ndodhet në arrest shtëpie. Ai u arrestua pas sulmeve që disa militantë të opozitës kryen ndaj shkollës Shenjnaze Uka i cila shërbente si KZAZ për materialet zgjedhore të 30 qershorit.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale "Kundërshtim i punonjësve të rendit publik", "Goditje për shkak të detyrës", Mosbindja ndaj urdhërit të punonjësit të Rendit", "Shkatërrimi i pronës me zjarr", ?Prishja e qetësisë publike" dhe "Dëmtim me dashje i materialeve zgjedhore".

Mbrëmjen e 18 qershorit disa militantë të PD bashkë me të cilë ishte dhe ish-deputeti demokrat sulmuan KZAZ nr.3 në Shkodër duke thyer xhamat e saj dhe më pas i kanë vënë flakën me benzinë.

Përplasjet vijuan për disa momente dhe u desh ndërhyrja e policisë dhe forcave zjarrfikëse për të neutralizuar situatën e tensionuar.

Recommended