Mjekët mes gabimit e neglizhencës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Mjekët do të përballen së shpejti me ndryshimet ligjore për gabimin dhe neglizhencën ne punë. Me herët, vetë bluzat e bardha kishin kërkuar dekriminalizimin e gabimit mjekësor që sillte heqje lirie deri në 5 vite për ta, në rastet e humbjes së jetës së pacientit.Në Komisionin Parlamentar u diskutua sot paketa e re për ndryshimet sa i takon gabimit dhe neglizhencës së personelit mjekësor, qoftë kur pacienti vdes, apo në rastet e mjekimit të gabuar.Ndërkaq mjekët kundërshtuan ndryshimet e kërkuara në kodin penal. Ata thanë se doktori nuk duhet arrestuar menjëherë pas një incidenti me pacientin.Duke sjellë në diskutim modelet perëndimore, ku është marrë si model paketa e re e propozuar mjekët theksojnë se ne Amerike në 20 vite nuk janë arrestuar mjeke, aq sa prangosen brenda vitit në Shqipëri.Projektligji parashikon heqje lirie deri në 2 vite kur pacienti është gjymtuar, katër vite kur pacienti humb jetën, dhe deri në 7 vite kur shkakton infektim me HIV AIDS për shkak të pakujdesisë, që konsiderohet neglizhencë mjekësore.

Recommended