Lirohen mjeket ne Shkoder - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjykata e Shkodrës liroi nga burgu 7 mjekët e arrestuar pak ditë më parë në këtë qark, të akuzuar për ?Shpërdorim detyre?. Rivlerësimi i masës së sigurisë u bë këtë të shtunë, kur gjykata vendosi për ta ?garanci pasurore? në shuma që varionin nga 200 deri në 500 mijë lekë. Ndërkohë që në kërkim vijijnë të jenë edhe dy mjekë të tjerë.Bluzat e bardha te spitalit të Shkodrës u arrestuan pasi sipas organit të akuzës, ish-drejtori i spitalit të Shkodrës, Përparim Çela së bashku me mjekët dhe farmacistët dyshohet se i kanë kërkuar ministrisë së Shëndetësisë materiale të domosdoshme mjekësore për kabinetin e hemodinamikës më shumë sesa kishte nevoja spitali.Sipas prokurorisë, në 2016, ata kanë kërkuar për blerje e tenderim, një sasi shume te madhe prej 400 stendash, kateter, koronare dhe sete kirurgjikale te kardiokirurgjise jashtë çdo kriteri, apo kapaciteti që ky spital ka.Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura, por ndërkohë kolegë e familjarë të të arerstuarve qëndruan jashtë ambienteve të gjykatës në mbështetje të tyre.

Recommended