Protesta te Unaza e Re, shoqërohen 15 persona, mes tyre Klevis Balliu - Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Gjatë protestës te Unaza e Re, të dielën janë shoqëruar në polici  15 persona, ku 10 prej tyre janë arrestuar në flagrancë.Mes të ndaluarve nga protesta te Unaza e Re është shoqëruar edhe ish-deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu.Sipas njoftimit të policisë shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, arrestuan në flagrancë për veprat penale ?Organizimi, pjesëmarrja, grumbullimi dhe manifestime të paligjshme?, ?Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit?, ?Prishje e rendit dhe qetësisë publike, ?Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik? dhe ?Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik?, shtetasit:- R.M., 46 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- S.M., 51 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- B.N., 26 vjeç, lindur në Dibër, banues në Tiranë;- K.Y., 59 vjeç, lindur në Skrapar, banues në Tiranë;- B.N., 60 vjeç, lindur e banues në Tiranë;- A.Th., 38 vjeç, lindur në Kukës, banues në Tiranë;- A.M., 49 vjeç, lindur në Patos, banues në Fier;- K.B., 30 vjeç, lindur e banues në Tiranë;- D.N., 25 vjeç, lindur e banues në Tiranë;- A.Sh., 25 vjeç, lindur në Peqin, banues në Tiranë.Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë 5 shtetasit: G.D., T.N., E.H., A.B. dhe Ç.M., nga Tirana.Ndërkohë vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në bllokimin e aksit rrugor.Këta shtetas në rrugën ?Teodor Keko? në zonën e Unazës së Re kanë organizuar e zhvilluar një tubim të paligjshëm dhe kanë penguar qarkullimin e mjeteve të transportit rrugor në të dyja drejtimet e rrugës, duke kundërshtuar dhe mos iu bindur thirrjeve të Policisë për të liruar rrugën.Me ndryshimet e reja në Kodin Penal, bllokimi i rrugëve duke penguar lëvizjen e lire të automjeteve është vepër penale dhe dënohet me burg.
Recommended