Ç'të mirë sjell shtyrja e zgjedhjeve? Vasili: Nuk më intereson se çfarë thotë Borchardt

  • 5 years ago
#rtvora #intervista
Ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili, ishte tejet i ashpër ndaj deklaratës së kreut të OSBE-së Bernd Borchardt, i cili tha se ç'të mirë do të sillte shtyrja e zgjedhjeve në Shqipëri.

I ftuar në RTV Ora, Vasili tha se prej kohësh nuk i intereson se çfarë thotë ky diplomat, teksa kujtoi se Borchardt heshti edhe në 2008 kur u bënë ndryshimet kushtetuese pasojat e të cilave po i vuajmë dhe sot.

Vasili: Kjo pyetje është për humor, nuk më intereson se çfarë thotë prej kohësh. E kam dëgjuar këtë zotëri kur ka qenë Ambasador i Gjermanisë në Shqipëri në 2008 kur luftohet për Kushtetutën dhe e pranojnë të gjithë se ishte një turp i madh ajo që ndodhi dhe po e vuajmë sot e kësaj dite.Ka qenë dhe një grevë urie për kodin alla spanjoll që u prodhua në atë kohë dhe ky zotëri ishte një nga ata milituesit e mëdhenj për të cilin nuk kishte rëndësi as mesazhi i grevës së urisë, as protestat e mëdha. Për herë të parë sheshet e Shqipërisë u mbushën për mbrojtjen e Kushtetutës. Ky zotëri ka qenë nga ata që thoshte nuk ka gjë, shumë e mirë kjo Kushtetutë, shumë i mirë sistemi spanjoll që ka problemet e basteve dhe të gjithëve.

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended