RTV Ora – Shtyrja e zgjedhjeve, Rama: Vendimi i Metës nul, një turp që do t'i mbetet atij

  • 5 years ago
#rtvora
Kryeministri Edi Rama nga Dibra përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij, se Presidenti Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë. Rama tha se vendimi i Presidentit Meta është nul nga ana ligjore dhe një trup nga ana morale.

Edi Rama: Doli dhe presidenti kur protesta e tyre doli qartësisht një protestë që po bie dhe pakësohet në numër, në energji. Pasi morën një goditje shumë të rëndë, për të ardhur keq, nga qeveria e SHBA ku u trajtuan me emër dhe mbiemër si persona shoqërisht të rrezikshëm, ku u paralajmëruan me emër dhe mbiemër se nuk do të hynin në SHBA nëse do vazhdonin të ushtronin dhunë dhe dhunë ndaj kujt?! Dhunë ndaj një populli të tërë, duke thënë nuk do lejojmë njeri të shkojnë në zgjedhje.

Doli presidenti dhe në mes të lojës që ka filluar, mes të ndeshjes që ka filluar, mes fushatës që ka filluar thotë po anuloj zgjedhjet. Ajo që tha presidenti vlen po aq sa sikur të kishte dalë dje dhe të thoshte anuloj ndeshjen Islandë-Shqipëri do ju jap të hënën arsyet pse.

Ka bërë një akt politik duke u shfaqur si një përfaqësues i lartë, madje si lider i opozitës dhe ka vendosur të na verë të gjithëve pozitën jashtëzakonisht të sekëlldisshme, sepse unë mendoj që nga dje Meta nuk e meriton më zyrën ku rri. Nuk e meriton më titullin më të lartë të gardianit të kushtetutës, nuk e meriton më titullin dhe figurën më të lartë të shëmbëlltyrës së unitetit kombëtar. Ajo që ka bërë dje është përçarëse, është konflikt nxitëse, është nga pikëpamja politike një vetëvrasje, nga pikëpamja ligjore një nul zero akt, njëlloj sikur të kishte thënë anuloj ndeshjen Islandë Shqipëri dhe nga pikëpamja morale është një trup i pashembullt që do ti mbetet atij.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/shtyrja-e-zgjedhjeve-rama-ajo-qe-beri-meta-turp-i-pashembullt-qe-do-ti-mbetet-atij
Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended