Report TV - Ambasadori italian: Shtyrja e zgjedhjeve do ishte një 'arnë më e keqe se e grisura'!

  • 5 years ago
Tema e ditës në Shqipëri është kriza politike dhe ambasadori italian Alberto Cutillo nuk nguroi të thoshte se në parlamentin Europian kjo gjë shihet si anormale dhe vendet anëtare të BE po mbajnë shënimet e tyre mbi situatat e fundit ne vendin tonë. "Eshte e qartë se zgjedhjet sikur ne i imagjinojmë apo janë zhvilluar, janë zgjedhje që të gjitha partitë politike që pretendojnë se kanë elektoratin e tyre, parti që kanë zë të shprehen dhe mbështetjen e zgjedhësve të tyre, prezantojnë listat dhe më pas kush merr më shumë vota është fitues.

Në Shqipëri kemi mbërritur në një situatë komplekse ku disa parti që të paktën në dukje kanë mbështetje të fortë politike kanë vendosur të mos futen në zgjedhje. Në këtë pikë rregullat kanë devijuar dhe nuk mund të thuhet cfarë është më logjike, te zhvillohen zgjedhje apo te shtyhen cka do të sillte ndryshime në ligj dhe Kushtetutë.

Ndryshimi i dytë mund te jetë gjetja e një akordi e një marrëveshje, por në dijeninë time deri tani nuk ka, prandaj të shtysh zgjedhjet pa arritur në një marrëveshje mund të sillte probleme më të mëdha pasi sjell ndryshimin e Kushtetutës duke lejuar kështu shtyrje të vazhdueshme të zgjedhjeve dhe italianët e quajnë ?'arnë më e keqe se e grisura? por nuk janë sugjerime që më takojnë mua ti bëj" tha ai.

Ambasadori italian në Shqipëri tha se ka 3 skenarë të mundshëm të cilat nuk përjashtohen për çeljen e negociatave për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. "Janë tre mundësi pas rekomandimit, e para është që në të gjitha vendet në unanimitet të aprvojnë çeljen e negociatave, kjo është dicka që shqiptarët dëshirojnë, por dhe Italia dhe populli italian dëshiron, por dhe pjesa me e madhe e vendeve është dakord me këtë mundësi. Kështu që mund të kishim një datë për çeljen e negociatave qe parashikohet ne fund vit.

Recommended