RTV Ora - Veliaj për koalicionin opozitar: Episodi më qesharak

  • 5 years ago
#rtvora

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, duke komentuar koalicionin opozitar për bojkotimin e zgjedhjeve të 30 qershorit, tha se ky është episodi më qesharak në hiotorinë e Shqipërisë dhe se Konica do të kishte shumë për të shkruar nëse do të ishte gjallë.

Veliaj: E shoh ndoshta si episodin më qesharak të historisë së Shqipërisë. Kur të shkruhet do të jetë te pjesa komike e çudirave shqiptare. Konica ka shkruar gjatë, 100 vite kalojnë dhe prapë Konica do të kishte material për të shkruar.

I vendosur për të hyrë në garën zgjedhore, Veliaj duket se nuk e ndjen mungesën e një rivaliteti të fortë.

Veliaj: Unë nuk zgjedh dot kush do të jetë kundër meje, ky është një treg i lirë. Unë jam përgjegjës për logon e PS që të jetë e përfaqësuar në zgjedhje, nëse dikush tjetër nuk vjen në atë ditë është humbja e tyre.

I pyetur nëse është e moralshme futja në zgjedhje pa PD, ai pati këtë përgjigje:

Veliaj: Është morale dhe ligjore.Të thuash që nuk do të bëj detyrën time se diskush tjetër dështoi në mënyrën më qesharake të bëjë detyrën e vet do të ishte imorale. Gjëja më e moralshme është që secili të paraqitet në detyrën që ka marrë përsipër. Nuk e lë qytetin pa pastruar se dikush tjetër ka frikë që humbet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-koalicionin-opozitar-episodi-me-qesharak-konica-do-te-kishte-shume-te-shkruar

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended