RTV Ora - Veliaj për opozitën: Po kërkojnë të kthejnë politikën e prostatës

  • 5 years ago
#rtvora

Erion Veliaj gjatë takimit elektoral në Pezë u kërkoj banorëve të kësaj zone që të ndjekin rrugëtimin e PS drejt 30 qershorit. Kryebashkiaku aktual ju shpjegoi qytetarëve se është e rëndësishmë që zgjedhjet duhet të mbahen me 30 qershor për shkak se mos të cënohen shërbimet e bashkisë ndaj qytetarëve.

Erion Veliaj: ?Duan të regjistrohen në regjistrin historik të Shqipërisë si njerëz të poshtër, është zgjedhja e tyre. Por nuk do të na pengojë ne që të bëjmë punën tonë. Mbaron afati në datën 30 dhe ne duhet të marrim konfirmim për 4 vite të tjera që të vlojë puna në Tiranë. Kaq e thjeshtë është.?

Erion Veliaj ironizoi Presidentin dhe opozitën që synojnë të bindin PS për të shtyrë zgjedhjet duke ju kujtuar deputetët që moren mandatet nga lista e tyre.

Erion Veliaj: "Ne nuk biem dakord kurrë të kthehet prapë Saliu, të kthehet prapë Tit Vasili, të kthehet prapë gjithë politika e prostates. Këta nuk bindën dot listën e tyre, skuadrën rezervë. Çfarë Shansi ka të bindin shqiptarët që në datën 30 kanë hallet e tyre dhe jo të Lulit."

Veliaj komentoi deklaratën e djeshme të Sali Berisha i cili publikoi në rrjetin e tij social një deklaratë ku shprehej se një nga truprojat e kryeministrit ka vdekur dhe një tjetër ka humbu jetën gjatë fushatës elektorale në Librazhd.

Erion Veliaj: ?Pis burrë, a ke turp? A ke cipë? E ke shkatërruar këtë vend në çdo shans që ke pasur. A ke dinjitet të flasësh ti për gardistët? Kur ti gardën e komandoje vetë dhe i thoshe vrisni njerëzit me plumba në mish.?

Për të kërkuar mandatin e dytë për Bashkinë e Tiranës, Erion Veliaj u shpjegoi qytetarëve ndryshim që ka PS me ata që e shkatërruan vendin ndër vite sipas tij.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-opoziten-po-kerkojne-te-kthejne-politiken-e-prostates

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended