RTV Ora - Veliaj pret në takim violinistin Olen Çezari: Krenari për të gjithë shqiptarët

  • 5 years ago
#rtvora #tirana

Violinisti shqiptar me famë botërore Olen Çezari dhe grupi i tij ?International Clandestine Orchestra? sollën dje në mbrëmje për publikun kryeqytetas magjinë e tingujve të instrumenteve nga e gjithë bota, e cila do të ripërsëritet sot në një tjetër natë fantastike.

Një pjesë e ?ushtrisë? së muzikantëve dhe teknikëve që bënë të mundur këtë spektakël, u pritën sot në një takim nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i falenderoi ata që zgjodhën edhe Tiranën si stacion të turit të tyre muzikor.

Ai theksoi se grupi dhe muzika që interpretua në skenën e Pallatit të Kongreseve përfaqëson më së miri atë që është sot Tirana, një qytet ku jetojnë shumë kombësi të ndryshme.

Veliaj: ?Miku, vëllai ynë, Oleni solli një ?minikombe të bashkuara? në Tiranë, çka në fakt përputhet me atë që është sot Tirana. Jam i lumtur jo vetëm për koncertin mbrëmë, por se aty pashë ?tironsa? me origjinë nga Kina, nga Argjentina, nga Italia apo edhe nga shumë vende të tjera, kubanezë, të cilët u ndjenë jo vetëm pjesë e një qyteti kozmopolitan, por edhe ajo që pamë në skenë, falë talentit të Olenit, ishte një mozaik i ?kombeve të bashkuara? të Tiranës?.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/veliaj-pret-ne-takim-violinistin-olen-cezari-krenari-te-gjithe-shqiptaret

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended