Ambasadori Italian: Zyrtari i Guarda di Finanza do asistojë SPAK-un

  • 5 years ago
Ambsadori italian në Tiranë Alberto Cutillo ka thënë në intervistën e tij në Repolitix për gazetarin Carlo Bollino se së shpejti një zyrtar i GDF në ambasadë do të ndihmojë autoritetet shqiptare në luftën kundër lëvizjeve të kapitalit të dyshimtë, kundër riciklimit. Diplomati Italian ka thënë se shpreson që të paktën në nivel ekpsertize të ketë edhe një transferim në strukturat e reja shqiptare dhe sipas tij kur të krjohet SPAK-u do të jepet një kontribut sa më i mirë.

Recommended