RTV Ora - Ambasadori Italian: Mazhoranca të bëjë një hap drejt dialogut

  • 5 years ago
#rtvora
Kur jemi në ditët e fundit të afateve për regjistrimin e partive pjesëmarrëse në zgjedhjet vendore, ambasadorët kanë shtuar presionin për dialogun politik në Shqipëri.

Alberto Cutillo në një prononcim për gazetarët tha që djegia e mandateve prej opozitës ka surprizuar diplomatët shqiptarë. Thirrjen për më shumë tolerancë ia drejtoi mazhorancës.

Alberto Cutillo: Pikëpyetja e parë është sa i përket vendimit të opozitës që të braktisë parlamentin. Ky vendim është i paprecedentë ndaj po krijon gjithë këtë situatë dhe po le me gojë hapur të gjithë. Mesazhi im për politikanët është një mesazh i dyfishtë. Protestat janë një e drejtë, por e rëndësishme është që këto protesta të jenë paqësore duke mos shkaktuar dëme ndaj personave apo ndaj institucioneve. Mesazhi i dytë është mesazh që i përket forcave politike, por pak më shumë mazhorancës. Të bëjnë një hap drejt dialogut politik mes tyre. I takon mazhorancës që të çojë përpara të gjithë reformat. Zgjatja pa fund e këtyre pasigurive politike nuk është në interes të vendit, por nuk është as në interes të qeverisë.

Diplomati italian shprehu shqetësimin se kjo situatë përveç krizes politike po e çon vendin drejt një pasigurie për investitorët e italianë.

Alberto Cutillo: Kjo krizë politike ka vënë në pikëpyetje shumë investitorë dhe më tej.

Ambasadori Cutillo nuk e përjashtoi mundësinë se situata mund të ndikojë edhe në vendimin e Brukselit për hapjen e negociatave në muajin Qershor nëse mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë zgjidhje.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ambasadori-italian-mazhoranca-te-beje-nje-hap-pas-djegia-e-mandateve-na-surprizoi
Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended