Furtune ne Policine e Shtetit

  • 5 years ago
Policia e Shtetit është përfshirë nga një valë ndryshimesh ditët e fundit. Me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu janë shkarkuar 14 shefa komisariatesh në rang vendi.

Këto lëvizje synojnë të përmirësojnë më tej punën e strukturave vendore të Policisë, pas disa ngjarje kriminaleve që kanë ndodhur përgjatë këtij viti.

Ndryshimet kanë përfshirë komisariatet e Tiranës, Fierit, Kukësit, Mirditës, Burrelit, por edhe në disa zona të tjera. Më herët kanë pësuar ndryshime edhe disa drejtori. Pak ditë më parë u shkarkua drejtori i policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe vendin e tij e zuri Niko Brahimi.

Bushati u largua nga detyra menjëherë pas vrasjes në një atentat mafioz në Shkodër të 2 vëllezërve Bilali. Kjo bëri që vetë ministri Lleshi të vizitojë Shkodrën 3 herë brenda pak ditësh. Pas komandimit në krye të Policisë së Tiranës të Rebani Jaupit, ndryshime ka pasur dhe në komisariatet e kryeqytetit. Në Policinë e Elbasanit u emërua para pak ditësh drejtor Albert Nushi, vendin e të cilit në Fier e mori Andon Marko. Që të dy këta persona akuzohen nga Partia Demokratike si të përfshirë në çështjen ?Babale?.

Recommended