Policia mbikëqyrje jo përgjime/ Ndryshon projektligji për policinë e shtetit

  • 3 years ago
Plani i Ministrisë se Brendshme për të nisur përgjimet ambientale dhe ato telefonike u rrëzuan pasi në projektligjin për policinë e shtetit që po diskutohet ne kuvend, drafti i pare është ndryshuar duke hequr fjalët, përgjime dhe duke i zëvendësuar ato me mbikëqyrje.


Ndryshimet konsistojnë në nenin 131, për veprimtarinë informative-gjurmuese ose të një procedimi policor, ku policia do të përdorë këto masa të veçanta.

?A)Mbikëqyrjes së veçantë zanore, te komunikimeve jo elektronike.

B) Mbikëqyrjes së veçantë vizuale të personave të dyshuar, në vendet publike. C)Gjurmimi apo mbikëqyrjes së veçantë të personave të dyshuar, nëpërmjet pajisjeve apo teknikave të veçanta për identifikimin apo lokalizimin e vendndodhjes?, tha Lleshaj.

Sipas këtij drafti të ndryshuar, zbatimi i përdorimit të këtyre masave të veçanta do të kontrollohet nga tre institucione.

?Kushtet rregullat, procedurat dhe afatet, që zbatohen për përdorimin e masave të veçanta, përcaktohen me udhëzim të përbashkët të Ministrit përgjegjës për rendin dhe Sigurinë Publike, të Prokurorit të përgjithshëm dhe drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme. U është lënë pastaj kompetenca, që mund të kontrollojnë në çdo kohë zbatimin e rregullave dhe procedurave të parashikuara në udhëzimin e përbashkët?, tha Lleshaj.

Një tjetër propozim i Ministrisë së Brendshme në këtë projektligj është që punonjësit e policisë së shtetit, në nevoja të veçanta, do të mund të transferohen edhe në administratë, në profile të veçanta bazuar në kualifikimet e tyre. Institucionet kryesore që kanë këto nevoja janë, ministria e Brendshme dhe Hetimi tatimor, por që në momentin e zhvendosjes, punonjësit e policisë, zhvishen nga atributet e mëparshme dhe do të punojnë si civil. Ky projektligj, pritet që javën e ardhshme të miratohen nen për nen në Komisionin e Sigurisë, për të kaluar më pas për votim në Kuvend.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Projektligji#TopChannel

Recommended