Ora News - Nuk është gati testi, shtyhet sërish konkursi për Gradat në Policinë e Shtetit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtyhet edhe sot testimi i kandidatëve që konkurrojnë për të marrë gradën Komisar në Policinë e Shtetit.

Shtyrja erdhi për arsye të riformatimit të pyetjeve dhe procedurës.

Testimi i kandidatëve do të ketë dy faza dhe do të realizohet brenda ditës.

Testi përmban 100 pyetje, nga të cilat 40 pyetje me alternative dhe 60 pyetje me shkrim, me shtjellim.

Dy ditë më parë, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu anuloi testin me shkrim për rreth 400 efektivë që konkuruan për gradën komisar.

Vendimi u mor pas akuzave për manipulime me tezën e provimit, çka është bërë edhe objekt i hetimeve nga SHCBA në Ministrisë e Brendshme.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/nuk-eshte-gati-testi-shtyhet-serish-konkursi-gradat-ne-policine-e-shtetit

Recommended