Skip to playerSkip to main contentSkip to footer
  • 3/19/2019
#tvora #

Kolaudimi i automjeteve në Shqipëri mbetet një monopol i cili nuk përmbush standardet. Autoriteti i Konkurrencës ka ngritur si shqetësim se Ministria e Infrastrukturës nuk ka zbatuar vendimet e dhëna nga ky institucion në lidhje me këtë treg. Ndërkohë që Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, i kërkoi Autoritetit të Konkurrencës një hetim të thelluar në transportin ajror në këtë treg, pasi ka një kosto të shtuar në xhepat e qytetarëve.

Nuk janë vetëm rrugët dhe aeroportet që janë lënë në harresë prej Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Belinda Balluku duket se nuk zbaton as rekomandimet e dhëna nga Autoriteti i Konkurrencës përsa i përket kolaudimit të automjeteve.

Gjatë raportimit vjetor në Komisionin e Ekonomisë, Kryetarja e këtij institucioni deklaroi se Ministria nuk ka marrë parasysh asnjë rekomandim mbi liberalizimin e tregut.

Juliana Latifi: Këto rekomandime nuk janë përmbushur. Në rastin e Ministrisë së Energjitikës. Kemi kërkuar si në rastin e koncesionit të SGS-së, kemi dhënë një sërë rekomandimesh për përmirësimin e kuadrit ligjor që i adresohen akteve ligjore apo nënligjore përkatëse, të cilat nuk janë marrë në konsideratë. Autoriteti i Konkurrencës i ka përsëritur shkresat kundrejt institucioneve përkatëse.

Madje edhe kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, është shprehur i shqetësuar për mungesën e reagimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/balluku-nuk-pranon-liberalizimin-kolaudimi-i-automjeteve-mbetet-monopol

Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Category

📺
TV

Recommended