TV Ora - Atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u godit nga tre plumba

  • 5 years ago
#tvora #

Një ditë pas vrasjes së 26-vjeçarit Jurgen Kurti, Policia ka ngritur pistën e hakmarrjes si motivin e mundshëm të krimit të 18 marsit. Ndërkohë hetuesit kanë identifikuar automjetin me të cilin janë larguar autorët, një makinë Mercedez-Benz, ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar dhe kamerat e sigurisë në zonën përreth. Në policinë e Durrësit dhe të Tiranës janë shoqëruar disa persona, mes tyre dhe bashkëshortja e Agim Arapit, e cila e kontaktuar nga RTV Ora, tha se kërkuar burgun për Jurgen Kurtin dhe jo vdekjen e tij. Vjollca arapi tha se ngjarjen e mësoi nga media ndërsa çështjen ia kishte lënë në dorë drejtësisë.

Tirane- Ekzekutimi i Jurgen Kurtit, mbrëmjen e 18 marsit në rrugën ?Zef Jubani?, në Tiranë është kryer në momentin që ishte duke u kthyer në banesë pasi kishte dalë nga palestra, ndërsa autorët e kanë ndjekur nga kjo rrugë deri tek shkallët e pallatit, ku më pas kanë qëlluar me breshëri automatiku.

Kurti është goditur nga 3 plumba të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur më shumë se 20 gëzhoja.

Autorët e maskuar janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me një makinë Mercedez Benz ngjyrë gri. Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa mësohet se nuk kanë ndihmuar shumë për zbardhjen e ngjarjes.

Pista kryesore të cilën po heton policia është ajo e hakmarrjes. Viktima ishte i dyshuar për vrasjen e Agim Arapit në Durrës, ngjarje e ndodhur në vitin 2017.

Disa te shoqeruar- Policia ka kryer shoqërimin e disa personave familjarë të Agim Arapit në Durrës për shkak të ngjarjes së 2017-ës. Bashkëshortja e Agim Arapit, e kontaktuar nga RTV Ora, ka deklaruar se ajo nuk ka lidhje me atentatin ndaj 26 vjecarit, ndërsa akuzonte dhe Jurgen Kurtin si një nga autorët e krimit por krimin e mori përsipër Kujtim Ekonomi i cili u dënua me 5 vite burg.

Vjollca Arapi: ?E kam mësuar ngjarjen përmes televizorit. Unë kam kërkuar burgun, drejtësinë, jo vdekjen e tij. Unë e kam akuzuar por ia kisha lënë në Dorë Zotit, pasi drejtësia dështoi të bëjë drejtësi. Me morën ne pyetje, por unë nuk di gjë për vrasjen dhe 3 fëmijët e mi jetojnë ne Itali."

Për më shumë lexoni në: Atentati në Tiranë, Jurgen Kurti u godit nga tre plumba


Follow TV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended