TV Ora - Denoncimi i "BOOM": 36-vjeçari rrezikon të verbohet totalisht për mungesë ilaçi

  • 5 years ago
#tvora

Emisioni "BOOM" në Rtv Ora solli mbrëmjen e sotme denoncimin e një 36-vjeçari nga Klosi. Alfred Rami prej dy vjetësh është diagnostikuar me një sëmundje të rrallë nga shërbimi i Okulistikës në QSUT. Ky shërbim i ka rekomanduar të trajtohet më ilaçin Adalimumab ose ndryshe Humira.Është një ilaç i cili gjendet në listën e barnave të rimbursueshme, por jo për shërbimin e Okulistikës.

Pra është vetëm për përdorim nga disa shërbime të tjera, si Reumatologjia, Dermatologjia, por jo për sëmundjet që lidhen më Okulistikën. Pra lista e miratuar e barnave ka kufizime, dhe pikërisht një kufizim i tillë e ka penalizuar këtë 36-vjeçar të mjekohet prej 2 vjetësh.

Ai ka humbur nga kjo sëmundje 70 përqind të shikimit dhe rrezikon të humbasë dhe 30 % që i ka mbetur, duke mos u mjekuar.

Alfred Rami: Vij nga qyteti i Klosit për një sëmundje të syrit për të cilën i jam drejtuar spitalit "Nënë Tereza".Unë jam vizituar edhe në Greqi më kanë thënë për një ilaç që duhe të merret për këtë sëmundje, doktori këtu më tha që duhet të merret por nuk hyn tek kjo sëmundje dhe unë nuk kam lënë institucion pa u drejtuar. Pra mjekët e shërbimit Okulistik me tre firma rekomanduan kurimin tim me ilaçin Humira, por këtë ilaç ata nuk e kanë. Shërbime të tjera në QSUT e kanë si Reumatologjia, se unë jam shtruar aty për të njëjtin ilaç . Aty më thanë ne nuk mund ta japim për sytë se ne diagnostikojmë vetëm për Reomatologjinë.

Gazetarja: Pra ti u shtrove te Reumatologjia për ta marrë atje, por ti nuk je i sëmurë nga reumatizma?

Alfred Rami: Jo, nuk jam.Unë vuaj nga sytë që në 2017-ën. 70% të shikimit e kam humbur nga sëmundja,para një viti e kam pas 30% shikimin, por tani duhet të jem dëmtuar më shumë. Punoj në minierë, nga pamundësia ekonomike, çfarë do bëjmë, kam gocën dhe djalin për të ushqyer. Unë i bëj apel shtetit që të më japi këtë ilaç pasi jam dhe familjar dhe nuk kam mundësi financiare për ta marrë dhe ta ruaj këtë 30% të shikimit që kam, që të paktën të shoh fëmijët e mi. Po të bëhem invalid do më paguaj shteti gjithë jetën.

BOOM ju drejtua Drejtorisë së QSUT-së, e cila thotë se e ka kërkuar dy herë në Fondin e Sigurimit të Detyrueshëm përfshirjen e trajtimit të kësaj patologjie në protokollin e përdorimit të barit Adalimumab ose Humira, por FSDKSH thotë se ka kufizim dhe nuk e ka miratuar këtë kërkesë.

"Ju informojmë se rastin e pacientit Alfred Rami e kemi ndjekur edhe më parë gjatë vitit 2017, kur shërbimi i okulistikës QSUT i dërgoi një kërkesë Drejtorisë së Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për përfshirjen e trajtimit të kësaj patologjie në protokollin e përdorimit të barit Adalimumab ose ndryshe Humira, i cili e indikoj përdorimin e tij vetëm në shërbimin e Reumatologjisë dhe Dermatologjisë.Në vijim morëm nga drejtoria e FDSKSH shkresën ku përsëri indikohet përdorimi në dy shërbimet e mësipërme.Në vijim lutemi që për informacione të tjera të drejtoheni pranë kësaj drejtorie, si e vetmja që përcakton indikacionet e përdorim...

Recommended