Ora News - Diplomati komenton mesazhin e Zaev për opozitën: Leksion i nxituar

  • 5 years ago
#oranews

Një leksion të nxituar. Kështu e cilëson ish-Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoni, Arben Çejku,këshillën e kryeministrit maqedonas Zoran Zaev drejtuar opozitës shqiptare.

I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Rtv Ora, Çejku vlerëson se edhe Zaev nuk ka shkëlqyer me opozitarizmin e tij, duke i kujtuar 1 vit e gjysmë bojkot.

Por për diplomatin gjithë çfarë tha Zaev plotësoi tablonë e një vizitë më tepër politike sesa shtetërore.

Çejku: Nuk kemi çfarë të mësojmë shumë nga opozitarizmi i Zaev pavarësisht se u përpoq që në krah të mikut të tij edhe ideologjik, pasi të dy janë kryeministra të së majtës, ti ofrojë një lloj ndihme edhe si leksion politik për opozitën. Mendoj se ishte një leksion i nxituar pasi pavarësisht problemeve që ka pasur qeveria Gruevski edhe opozita e Zaevit është një opozitë që është kritikuar në Maqedoni.

Zaev nuk hyri në Parlament për më shumë se 1 vit e gjysmë, nga prilli i 2014 deri në shtator-tetor të 2015. Nuk është se ka shumë leksione në Ballkan për të ofruar kur është fjala për kriza politike. Precedenti i krijuar në Shqipëri nuk është i ngjashëm me atë të Maqedonisë dhe kriza në Shqipëri kërkon një qasje tjetër specifike. Kjo në këndështrimin tim plotësoi tablonë e një vizite gati më shumë politike sesa një takim shefash të ekzekutivit.

Për më shumë lexoni këtu: http://oranews.tv/article/diplomati-komenton-mesazhin-e-zaev-opoziten-leksion-i-nxituar

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz