"Ju flet Moska": A do të sjellë luftë ndryshimi i kufijve në Ballkan?

  • 5 years ago
#oranews #jufletmoska

Është ngritur një zhurmë e madhe në Shqipëri dhe Kosovë sa i përket ndryshimit të kufirit mes Kosovës dhe Serbisë, sikur nga e gjithë kjo do të shkaktohet lufta në Ballkan.

Argumentet i kanë të dobëta përveç figuracionit, metaforave antike të llojit të Kutisë së Pandorës. Argumente pa arsyetim brenda, nëse ndryshohet kufijtë hapet Kutia e Pandorës. Shumica nuk e dinë çfarë është Kutia e Pandorës.

A thua se nuk lëshohen djajtë e luftës nëpër Evropë.

Në fakt djajtë e luftës në një pjesë të Evropës ekzistojnë në Ukrainë, Krime dhe në pjesën tjetër të kufirit me Rusinë.

Si është e vërteta, a mund të shkaktohet një luftë nga ndryshimi i kufijve në Ballkan?

Është e vështirë, qoftë edhe ti bash kritikën një teze të paarsyetuar. Nëse do kishte argumentim të arsyetuar do kishe me çfarë të merreshe si analist. Këtu mungon arsyetimi në këtë tezë. Këta kanë qëllim të friksojnë dhe jo të arsyetojnë.

Kush janë këta njerëz që e potencojnë këtë tezë se do ketë luftë po të ndryshohen kufijtë?! Bëhet fjalë për ndryshim kufij me marrëveshje, se ndryshim kufij pa marrëveshje sigurisht ka ka luftë.

Kjo është teza e dy Editave. Bërtasin me të madhe dy Edita një në Tiranë dhe një në Prishtinë.

Edita Tahiri, e mësuar të jetë 30 vjet në qendër të pushtetit gjithmonë. Është mësuar zonja Tahiri që tani është 62 vjeç, të jetë gjithmonë në krye, aty ku bëhen këto negociata dhe tani i duket diçka ku nuk është ajo e pranishme.

Inatin e ka që nuk e kanë thirrur atë të ulet në këto tryeza.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ju-flet-moska-do-te-sjelle-lufte-ndryshimi-i-kufijve-ne-ballkan

Follow Ora News
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL
Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3
For more content from click HERE www.oranews.tv
Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s
Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID
Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz