BOOM denoncon kontratën koncesionare për 4 HEC-e në pellgun e Shushicës

  • 5 years ago
#oranews #boom

Në një moment kur në vend po zien debati për HEC-et , emisioni investigativ ?BOOM? në Rtv Ora News sjell në fokus një tjetër kontratë të dhënë me koncesion .

?BOOM? prej disa javësh ka nisur një investigim lidhur me ndërtimin e katër HEC-eve në pellgun e lumit Shushicë, Vlorë.

Ndoshta publikimi i këtij rasti me siguri do të jetë një ndihmë për Ministren Balluku që edhe ky projekt të futet në skanim, duke qenë se kemi të bëjmë me lumin Shushicë që është degë e Vjosës, lumit të fundit të egër në Europë.

Ministria e Energjisë dhe Industrisë ka dhënë një tjetër koncesion. Bëhet fjalë për kontratën me objekt dhënie me koncesion mdërtimi i ?Kaskadës së Hidrocentraleve mbi lumin Shushicë? që mban datën 14 shtator 2017.

Kaskada përfshin zonën midis fshatrave Brataj dhe Drashovicë që ndodhen në afërsi të brigjeve të lumit Shushica.

Më 3 shtator 2018 është lëshuar deklarata mjedisore e firmosur nga Drejtori i Përgjithshëm i AKM dhe nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi, që i hap rrugë zhvillimit të këtij projekti.

Në pikën 2 sa i takon informacionit për procesin e realizuar të konsultimit me publikun thuhet: "Morën pjesë përfaqësues nga komuniteti i zonës, përfaqësues nga pushteti vendor si dhe nga Agjencia Rajonale e Mjedisit dhe përfaqesues nga studio mjedisore. Nuk pati ndonjë shqetësim nga komuniteti për zhvillimin e këtij aktiviteti".

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/boom-denoncon-kontraten-koncesionare-4-hec-e-ne-pellgun-e-shushices

Follow Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz

Recommended