Regjisorët Budina dhe Çipa: Tërheqja e arkitektit për Teatrin nga presioni i protestave

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Edhe pse ende jo zyrtarisht i konfirmuar, lajmi i tërheqjes së kompanisë së arkitekturës Bjarke Ingels Group e arkitektit danez Bjarke Ingels ka sjellë gëzim mes komunitetit të artistëve.

Regjisorët Robert Budina dhe Kastriot Çipi të ftuar në Ora News thonë se nëse lajmi konfirmohet kjo është meritë e presionit që ka ushtruar protesta e gjatë e artistëve.

Robert Budina: Kam lexuar portalet dhe nuk mund të di më shumë sesa ju. Thuhej se ishte tërhequr për shkak të materialeve se donte materiale cilësore, ndërkohë që kontraktori këtu donte të kishte materiale më të lira.Por unë besoj se nëse ai është tërhequr, e ka bërë si rezultat i presionit që ka bërë protesta e Teatrit dhe sigurisht që një kompani e tillë nuk mund të jetë pjesë e një afere të dyshuar.Këto besoj unë se janë arsyet.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/regjisoret-budina-dhe-cipa-terheqja-e-arkitektit-teatrin-nga-presioni-i-protestave

Recommended