Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
Analisti, Aleksandër Çipa, thotë se konflikti midis Presidentit dhe Kryeministrit është një shfaqje e shëmtuar e klasës politike shqiptare, e cila sipas tij riciklohet jo në emër të kauzave apo interesave institucionale, por në emër të politikave personale dhe shpesh konjektuarave dhe situatave impersonale.
I ftuar në intervistën e mbrëmjes në Ora News, Çipa u shpreh: "Polemika publike midis Presidentit dhe Kryeministrit dhe anasjelltas, shëmton sjelljen dhe atë që ne e konsiderojmë ruajtjen e kostumit institucional brenda shoqërisë sonë dhe në mënyrë të veçantë brenda shtetit shqiptar që është më shumë se 104 vjeçar. Kjo është një pamje që flet për një kulturë përgjegjësie të cekët në përfaqësimin institucional dhe së dyti flet për "kulisat politikë" që më së shumti janë të lidhur me interesat e dominimit dhe imponimit".
Lidhur me propozimin e presidentit Meta për Ramën, që ky i fundit të mbajë edhe postin e Ministrit të Punëve të Jashtme, si në rastin e Greqisë, Çipa e sheh ndërhyrje të padrejtë të Presidentit në të drejtën e Kryeministrit.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/konflikti-president-kryeminister-cipa-shfaqje-e-shemtuar-ne-emer-te-politikave-personale