Ora News - PD: Rama vendosi rekord të ri në denigrimin e mësuesve, asnjë shpërblim për fundvit

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Partia Demokratike akuzoi sot qeverinë Rama se ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Deputeti demokrat, Luçiano Boçi, në një dalje për mediat tha se Rama që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar, ndërkohë që paguan 105 milionë euro për koncesionet e oligarkëve.

Boçi tha se Qeveria shkel kontratën kolektive të firmosur mes Ministrisë Arsimit dhe Sindikatave.

Deklarata e plotë

Qeveria e Edi Ramës ka vendosur një rekord të ri në keqtrajtimin, përçmimin dhe denigrimin e mësuesve gjatë këtyre 5 viteve të fundit.

Që kur ka ardhur në pushtet e deri më sot, Edi Rama nuk ka dhënë asnjë shpërblim për fundin e vitit për 34 mijë mësues në arsimin parauniversitar.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/pd-rama-vendosi-rekord-te-ri-ne-denigrimin-e-mesuesve-asnje-shperblim-fundvit

Recommended