Ora News - Pensionistët pa shpërblim në fundvit
  • 5 years ago
#rtvora #oranews
Shpërblimi i fundvitit për pensionistët mbetet ende në pikëpyetje. Pavarësisht propozimit të Komisionit të Ekonomisë për përfshirjen në ndryshimet e buxhetit, Ministria e Financave theksoi se më parë do të duhet të shihen të ardhurat.

Qeveria ende nuk ka një vendim përfundimtar për të dhënë një shpërblim në fund të vitit.

Në diskutimin për ndryshimin e buxhetit për shkak të tërmetit, kryetari i Komisionit të Ekonomisë ka kërkuar përfshirjen e fondeve të fundit të vitit në këtë akt.

Ahmetaj: Ne kemi marrë angazhim politik dhe financiar. Është kthyer tashmë në traditë që shpërblimi i pensionistëve dhe familjeve në nevojë është pjesë e politikës financiare, fiskale të qeverisë, të Kryeministrit, në fund të vitit.

Por për ministren e Financave, Anila Denaj, gjithçka do të varet nga realizimi i të ardhurave në buxhet.

Denaj: Ministria e Financave do të analizojë kërkesën e bërë nga ky Komision. Kjo kërkesë ka ardhur më vonë sesa ky akt normativ është përpunuar. Do të shikojmë të gjithë vlerësimet të cilat kanë të bëjnë me zërat e shpenzimeve.

Kreu i Komisionit të Ekonomisë, Arben Ahmetaj, ishte kritik ndaj Ministrisë së Financave, duke i propozuar që të bëhet kujdes me detyrimet e prapambetura pasi po krijojnë një barrë në buxhet.

Ahmetaj: Ministre kam merakun që në fund të vitit si Ministre përgjegjëse do ta keni ju në kurriz pavarësisht se nuk i krijoni ju këto detyrime.

Por Ministrja e Financave theksoi se ka pasur një ulje të detyrimeve si 9 mujor nga 115.6 në 115.2 mld lekë për këtë vit.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/pensionistet-pa-shperblim-ne-fundvit

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Follow Ora News on Google+ HERE http://bit.ly/2TdjAJz
Recommended