Top News - Maqedoni e Veriut/ Rekord i ri i koronavirusit

  • 4 years ago
Maqedonia e Veriut të shtunën ka shënuar shifra rekorde me të vdekur dhe të infektuar me COVID-19. Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për 8 të vdekur dhe 196 të infektuar me koronavirusin e ri në 24 orët e fundit. Viktimat janë të moshës prej 31 e deri në 86 vjeç dhe 4 prej tyre janë nga Shkupi kurse të tjerët nga qytetet e Strugës, Ohrit, Gostivarit dhe Resnjës. Me këto viktima, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka arritur në 179, shumica prej tyre nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Shtipi dhe Struga. Sa i përket të infektuarve nga testimi i 1,213 mostrave, pozitiv me koronavirus kanë rezultuar 196 persona dhe pre tyre; 90 në Shkup, 45 në Tetovë, 17 në Kumanovë, 11 në Ohër ndërsa në dhjetë qytete tjera numri i të infektuarve është më i ulët se dhjetë. Në bazë të raportit ditor, tani tre ditë numri i të infektuarve është më i lartë se i të shëruarve; nga3,895 të diagnostikuar me covid-19, 2,011 janë pozitiv, 1,705 janë shëruar ndërsa 179 kanë ndërruar jetë. Deri tani në Maqedoninë e Veriut janë testuar 42,262 persona. Për shkak të shifrave të larta me të infektuar, qeveria në mbledhjen e të premtes në mbrëmje ka vendosur ndalimin e shkuarjes në punë të kategorive të caktuara të qytetarëve, si të moshuarve, të sëmurëve kronike, lehonave, të grave që janë në leje lindje si dhe të njërit nga prindërit që janë në punë e që kanë fëmijë deri në moshën dhjetë vjeçare. Në bazë të këtij vendimi, edhe pas heqjes së gjendjes së jashtëzakonshme të premten, kopshtet nuk do të nisin me punë.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Rekord#MaqedonieVeriut#TopChannel

Recommended