Report TV - Pas vendimeve për kërkesat e studentëve, Basha: Cikërrima dhe mashtrime

  • 5 years ago
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama për plotësimin e kërkesave të studentëve, të bërë fill pas vendimeve të marra në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave. (Lexo këtu)

Basha tha në një konferencë për mediat se kryeministri Edi Rama po i mashtron studentët me ?Paktin për Universitetin?, pasi sipas tij kreu i ekzekutivit nuk ka asnjë plan.

?Cikërrimat dhe mashtrimet me të cilat doli sot janë riciklim i atyre që ka thënë gjatë këtyre ditëve, nuk zgjidhin asnjë nga problemet e thella me të cilat përballen studentët. Tha që do i bëjë konviktet brenda mandatit, por konviktet nuk janë 'Unaza' ?, tha Basha.

Kryedemokrati iu ofroi qytetarëve dy "rrugëdalje" nga kjo gjendje "coroditëse e zhvatëse", që i parashtroi edhe në seancën e fundit plenare, anulimin dhe hartimin e një ligji për arsimin e lartë si dhe dyfishimin e buxhetit.

Hapi i parë, anulimi i ligjit dhe hartimi i një ligji për arsimin e lartë në konsultime me pedagogë, ku të mëshirohen standardet e Europës. Demokratizim dhe jo centralizim, më shumë autonomi, rol më i madh për pedagogët e studentët. Një rikonceptim i mënyrës si do të rritet cilësia e mësimdhënies në universitete. Rritja financiare nuk con në përmirësim të cilësisë. Mbështetje për infrastrukturën akademike që sot është në ditën e saj më të zezë, rankimi i universtiteteve. Janë kolona për një ligj të arsmit të lartë.

Së dyti: Dyfishimi i buxhetit për arsimin e lartë. Rama nuk tha sto një të vërtetë që totali i buxhetit për arsimit është afërsisht 2 mln $ ca do zgjidhi me kaq?

Recommended