Report Tv-PD lekë për protestuesit, Basha: Të paguhen udhëtimi dhe shpenzimet

  • 5 years ago
Partia Demokratike do të paguajë para për pjesëmarrësit në protestën e 16 shkurtit. Kryedemokrati ,Lulzim Basha, në udhëzimin e tij për organizimin e protestës së madhe kërkon nga të gjitha strukturat përgatitjen e logjistikës për transportin falas dhe shpenzimet për të gjithë pjesëmarrësit në ditën e protestës së madhe.
Në udhëzimin e kryetarit të Partisë Demokratike saktëzohet "Të behet përgatitja e logjistikës për transportin dhe shpenzimet e protestës caktimi i vendit nisjes nga dega, propozimi i vendit dhe orës takimit të degës pranë kryeministrisë?
Nuk dihet nëse pas protestës PD do të bëjë transparente për mediat shpenzimet e këtij tubimi dhe se kush janë financuesit.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka urdhëruar deputetët, kryetarët e degëve dhe të gjithë të deleguarit në rrethe, të organizojnë të gjitha strukturat për protestën e madhe që do të organizohet më 16 Shkurt në kryeqytet.
Në udhëzimin e firmosur nga kreu i PD-së, kërkohet që mes datave 2 dhe 12 shkurt të organizohen protesta lokale në të gjitha rrethet, duke shkruar më derë të qytetarëve.
?Organizimi i punës për takimet derë më derë në nivel seksioni dhe grupseksioni dhe format e përshtatshme për të ftuar dhe siguruar pjesëmarrjen e anëtarëve dhe qytetarëve në protestën e madhe në Tiranë, apo në protestat lokale?, thuhet në udhëzim.

Po ashtu në udhëzim thuhet se duhet të përcillet mesazhi tek qytetarët për sigurimin e pjesëmarrjes maksimale me të gjitha format, takime me strukturat, takime me qytetarët derë më derë, ture, fletushka, njoftime në rrjetet sociale, njoftime me sms apo dhe telefonata.

Ditën e nesërme Basha do të mbledhë grupin parlamentar për të diskutuar se në cilat komisione do të marrin pjesë për të ngritur zërin, kundër politikave të qeverisë dhe për të ndihmuar në përcjelljen e mesazhit tek qytetarët.

Recommended