Ora News - Marshimi i studentëve në shesh për të drejtat dhe kërkesat e tyre

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Do vazhdojmë bojkotin, kemi mbështetjen e pedagogëve

"Ne shpresojmë që ministria e Arsimit të marrë një vendim pozitiv. Ne nuk do tërheqemi dhe shpresojmë se ky do të jetë dhjetori i dytë. Edhe pedagogët na kanë mbështetur duke na thënë se jeni në të drejtën tuaj",tha një studente.

Ora 10:20 Proteste edhe para kryeministrisë

Ndërkohë gazetarja e Ora News Nertila Dosti raporton se një tjetër protesta po zhvillohet përpara kryeministrisë, por nuk dihet nëse studentët para ministrisë do ti bashkohen asaj të kryeministrisë.

Ora 10:10 Protestës së studentëve i janë bashkuar edhe qytetarë të tjerë

Mësohet se protestës do i bashkohen dhe studentë të Universitetit "Aleksandër Moisiu" në Durrës, Universitetit të Elbasanit.

Ndërkohë studentët po mbajnë protesta edhe në Shkodër dhe Vlorë.

"Sot ne, nesër ju" studentët thirrje gjimnazistëve: Pezulloni mësimin

Me thirrjet "bashkohuni", "Sot ne nesër ju", studentët janë ndaluar për disa minuta përpara gjimnazit "Qemal Stafa" duke i bërë thirrje nxënësve që ti bashkohen protestës së tyre.

Ata i kanë kërkuar gjimnazistëve që të pezullojnë mësimin dhe ti bashkohen protestës, pasi nësër, kur ata të jenë studentë tarifat e larta do të rëndojnë mbi familjet e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/beteja-vazhdon-serish-neser-studentet-publikojne-axhenden-e-protestes

Recommended