Ora News - Basha mesazh nga Unaza e Re: Aty ku qytetarët ngrihen, bie e keqja!

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews
"Aty ku qytetarët vërtet vendosin të ngrihen, aty bie e keqja". Ky ishte mesazhi që kreu i PD-së, Lulzim Basha përcolli nga Unaza e Re në ditën e 51-t të qëndresës së banorëve të Astirit.

"Le të jetë ky mësimi i fundit të këtij viti të vështirë për shqiptarët, por edhe shpresa për vitin e ri që po vjen"tha Basha.

Basha tha se beteja te Unaza e Re është simbolikë për një betejë shumë më të madhe që ka nisur në gjithë vendin.

Basha: Te Unaza e Re këto javë është zhvilluar një betejë qytetare. Në fillim duket se nuk do të fitohet sepse Edi Rama suli ndaj këtyre banorëve gjithçka.Kjo betejë është simbolikë për një betejë shumë më të madhe që ka nisur në gjithë vendin. Për betejën e studentëve, të cilët e kuptojnë se zsgjidhja nuk mund të vijë thjesht nga ulja e tarifave por rrëzimi i sistemit të degjeneruar arsimor dhe rrëzimi i ligjit korruptiv për arsimin, nga ngritja e sipërmarrësve dhe fermerëve.

Kreu i demokratëve akuzoi edhe njëherë dyshen Rama-Veliaj se kanë ndryshuar planin Urbanistik të Tiranës për llogari të projektit të trafikantit të drogës.

Në këtë aferë, tha Basha, është dhe firma e Ministrit Arben Ahmetaj.

Basha: Erion Veliaj dhe Edi Rama kanë firmosur për të zhvendosur lumin e Lanës për ti hapur rrugë prishjes së mbi 200 familjeve që mos të cënohet asnjë cm katrorë i një zhvillimi të një trafikanti të dënuar droge që do të ndërtojë atje një projekt me vlerë prej 60 milion eurosh.Ky akt kriminal tregon sesi funksionon sot shteti.

Kanë ndryshuar planin urbanistik, Edi Rama dhe Erion Veliaj kanë firmat e tyre aty. I pari i vendit dhe i pari i qytetit zhvendosin lumin, e çojnë shtratin e lumit për të prishur 200 shtëpi vetëm që mos ti preket prona ku ndërton ortaku i Taulant Ballës me firmën e Erion Veliaj, Edi Ramës dhe nesër siç do të dalë me fakte nga selia e PD edhe me firmën e Arben Ahmetaj.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/basha-mesazh-nga-unaza-e-re-aty-ku-qytetaret-ngrihen-bie-e-keqja

Recommended