Ora News - Gruaja e vetme në Mat 3 vjet pa çati mbi kokë, jeton në kasollen e bagëtive

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një grua e vetme jeton prej tre vitesh në kasollën e bagëtive në Muzhakë të Matit. Në vitin 2015, shtëpia e Feride Hanit u shemb, por me ndihmat e bashkisë dhe Emergjencave civile ajo hodhi themelet për një shtëpi të re, por që nuk ka mundësinë ta përfundojë. Ndaj ndërsa dimri ka nisur, thirrja shkon për këdo që ka mundësi ta ndihmojë që të ketë një cati mbi kokë.

Kasolla e bagëtive i është bërë strehë prej tre vitesh kësaj gruaje nga fshati fshati Muzhakë i Matit.

Shtëpia e Feride Hanit u shemb plotësisht në vitin 2015 dhe ajo u detyrua të strehohej në barakën prej derrase si emergjencë.

Me 50 mijë lek ndihmë nga Bashkia e Matit dhe mori 264 mijë lekë nga Emergjencat Civile, ajo hodhi themelet e një shtepie të re.

Ferida Hani: Ka qe në 2015 që më është prishur shtëpia. Jetoj në këtë kasolle.

Por streha e re e gruas së moshuar mbeti përgjysmë.

66 vjeçarja është në pamundësi për ta përfunduar. Bashkëshorti ka ndërruar jetë vit më parë. Katër vajzat e martuara mund ta ndihmojnë vetëm për tu ushqyer, ndërsa djalin e vetem nuk e di se ku është prej 17 vitesh.

Ferida Hani: Vajzat me sa mundësi kanë pasur më kanë dhënë për të ngrënë dhe për të pirë. Kurse çuni mori rrugën e emigrimit dhe nuk është kthyer me, kam 17 vjet që nuk e kam parë.
#oranews

Për më shumë lexoni në: Gruaja e vetme në Mat 3 vjet pa çati mbi kokë, jeton në kasollen e bagëtive

Recommended