Gruaja e vetme me djale te vrare, kerkon ndihme - (23 Korrik 2000)

  • 4 years ago
Lajme Arkiva - Tv Klan 2000

Kjo grua quhet Liri Kovaçi, ka sjellë në jetë katër fëmijë, por sot është krejtësisht e vetme. Liria është e ndarë nga i shoqi dhe i ka rritur vetëm fëmijët. Një vajzë e ka të martuar jashtë, djali i madh është në burg, një djalë tjetër Juliani ishte përdorues i rregullt droge.

Juliani degradoi dhe filloi të bëhej agresiv në familje, torturonte të ëmën dhe e ka plagosur dy herë me pistoletë. Gjithashtu torturonte edhe vëllain e vogël Shkëlqimin, që ishte i plagosur në Kosovë, si ushtar i UÇK-së. Një ditë Shkëlqimi vrau të vëllain e droguar Julianin dhe tani është në burg. Liria pretendon se vëllavrasja ishte pa dashje. Ajo këmbëngul se Shkëlqimi është më i miri ndër fëmijët e saj dhe lutet që ta lirojnë nga burgu.

Liri Kovaçi:- ?I lutem shumë presidencës, të ketë mëshirë dhe gjithë ata drejtues ku unë jam drejtuar, në ato dyer të qeverisë të kenë mëshirë për një nënë të vetme, që jetoj në këtë gjendje të mjeruar, që jam e sëmurë dhe me ato pak para që marrë nuk kam që të marrë ilaçet, të përballoj veten time dhe jo të përballojë dy fëmijët që kam në burg. Ju lutem kërkoj një ndihmë që të më lirojnë djalin e vogël Shkëlqimin?.

Tani kjo grua e vetme jeton me shumë pak para në muaj. Gjak nuk jep dot siç ka dhënë 15 vjet rresht sepse është e sëmurë, ndërkohë duhet t?u dërgoj ndihmë në burg edhe dy fëmijëve./tvklan.al

Gazetare ? Holta Zhiti


SUBSCRIBE to ?RTV KLAN? on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow rtvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t?i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/

Recommended