Memaliaj, dëshmitari: Gruaja ishte çarë në kokë, burri na tha që 'mos e prekni, se e kanë vrarë'

  • 5 years ago
MEMALIAJ-Një grua është gjetur e pajetë në banesë mëngjesin e sotëm në fshatin Vagalat, ndërsa dyshohet për krim brenda familjes. Viktima është Antoneta Hoxha 53 vjeç. Gazetari i Report Tv, Piro Nase raporton se gruaja është gjetur e pajetë nga fqinjët rreth orës 03:00, ndësa kishte dëmtime në kokë dhe në krahun e majtë. 

Hodo Hoxha, kryeplaku i fshatit thotë për Report Tv se në orën 04:00 ka shkuar në banesën e çiftit bashkë me fqinjët e tjerë ku ka parë gruan të mbuluar me gjak, ndërsa burri u ka thënë që të mos e prekin se e kanë vraë.

"U ngritrëm shkuam dhe e pamë, e kishte mbuluar gjaku. Mos e kapni me dorë tha se e kanë vrarë. Nuk e di a e ka vrarë ai. Nuk kishin probleme më parë. Kemi hyrje dalje, ishin të qetë.

Çifti ka një djalë dhe tre vajza, të cilat i ka martuar, dy janë në Greqi dhe njëra në Tiranë. Kur erdha unë në orën 04:00 ishte mbuluar në gjak, e çarë në kokë" tha ai.

Recommended