'Zonjat që bëjnë Shqipërinë', Brunilda Paskali: Pasioni për të punuar në arsim

  • 6 years ago
NGA Flora Nikolla

Dhurata Hamzai

Brunilda Paskali sot është këshilltare e Presidentit të Republikës. Ajo nuk gjendet rastësisht në këtë post të lartë. E pasionuar, energjike dhe entuziaste në çdo gjë që bën, kur e kthen kokën pas, zanafillën e suksesit e sheh tek edukimi dhe shembulli të lartë që i kanë dhënë prindërit e saj.

Roli si nëpunëse e lartë e shtetit dhe hyrja në politikë ka qenë një sprovë e re për Brunilda Paskalin.

Brunilda Paskali gjendet përherë e rrethuar nga dy dashuri profesionale; arsimi dhe puna aktive në administratën shtetërore.

Çdo punë, Brunilda Paskali, e bënë me përkushtim të plotë e prioritet për zhvillime të reja, ndaj ajo kërkon ndryshimin në arsim dhe në administratën shtetërore. Ajo ndihet e motivuar edhe për pjesëmarrjen në politikë, duke besuar se arsimimi i mirë dhe cilësia e lartë e administratës shtetërore janë dy shtyllat ?nëse do të bësh një shtet të fortë?. Në intervistën për emisionin ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë?, Brunilda Paskali, Këshilltarja e Presidentit të Republikës, Ilir Meta, shprehet për administratën shtetërore: ?Kërkoj një cilësi më të lartë, dhe zgjidhje të problemeve të qytetarëve, sepse shpeshherë administrata bëhet mekanike dhe burokratike.?

Edhe pse punon në administratë, si rrallëkush Brunilda Paskali shprehet se jo vetëm që s?e braktis kurrë arsimimin e të rinjve, por priret për të zgjidhur edhe problemet e mëdha të procesit të mësimdhënies në shkolla. Aktive në arsim, në fushën e administratës shtetërore, por edhe në familje, Brunilda Paskali pretendon të sjellë gjithmonë ndryshime.

Ne 5 vitet e fundit gjatë punës në pushtetin vendor, në pushtetin qendror dhe tashmë në Presidencën e Republikës, Brunilda Paskali ka qenë shumë e fokusuar në mbështetjen e grave dhe të vajzave. Ajo priret të zhvillojë aktivitete frytdhënëse për të mbështetur gratë dhe vajzat në fuqizimin e tyre ekonomik, politik e social, por për artistët. Brunilda Paskali, zonjë që bënë Shqipërinë, në jetën e përditshme karakterizohet nga zhdërvjelltësia, karizma dhe imazhi plot klas.