'Zonjat që bëjnë Shqipërinë'/ Vjollca Dedei: Puna ime plot pasion

  • 6 years ago
Vjollca Dedei, një personalitet shumë i njohur në botën e televizionit, të medias dhe të produksionit të filmit, vështirë se mundet ta rrëfejë në një emision të vetëm rrugëtimin 35- vjeçar në karrierën dhe jetën e saj profesionale. Në vitin 1983 nisi punën në televizionin shqiptar, atëherë kur të gjitha filmat që shiheshin në gjithë Shqipërinë mbanin shijen dhe emrin Vjollca Dedei.

Censura komuniste ishte e dhimbshme për një mendje e shpirt artisti si Vjollca. Ajo kujton në intervistën për emisionin ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë? realizuar në bashkëpunim me Albanian Excellence në Report TV, rastin e censurimit të filmit spanjoll ?Kali i bardhë?, kur i hoqën gjithë kuptimin filmit, me censurimin e faktit që personazhi tradhëtoi interesat e vendit për të shpëtuar nënën e tij.

Filmi për Vjollca Dedein është dashuri, pasion, adrenalinë pa fund.

Rrugëtimi i saj në rrugën e sukseseve dhe në realizimin e misioneve të mëdha humanitare, ka lënë gjurmë edhe në gjigantët mediatikë botërorë si BBC,TNT apo edhe Top Channel. Vetë ajo nuk di asnjëherë që të numëroj në punë minutat, orët, ditët, vitet, por lumturohet pa masë nga frytet që korr.

Arritjet dhe gëzimet profesionale, Vjollca Dedei i ndan me njeriun më të dashur të jetës, mikun e shokun e çmuar Pluton Vasi. Nuk janë pak: 10 çmime ndërkombëtare për filmat dokumentarë të realizuar së bashku, pjesëmarrja në festivalet prestigjioze me filmat artistikë, vlerësimet maksimale nga personalitetet botërore në fushën e kinemasë.

E palodhur ne kërkimin e më të mirës, vizionare dhe sfiduese, Vjollca Dedei është padiskutim një shembull i madh dhe etaloni i ndershmërisë profesionale në botën e televizionit, medias dhe filmit.

Recommended