Report TV - Zonjat që Bëjnë Shqipërinë - Episodi I

  • 6 years ago
Sot në Report Tv nisi emisioni ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë?. Ky cikël emisionesh do të vijojë deri në 7 dhjetor, që do të kurorëzohet me çmimet që do të ndahen për zonjat në një mbrëmje gala. Në këtë emision janë disa profile speciale të zonjave më të suksesshme shqiptare.

Për të folur më shumë për emisionin në Report Tv ishte e ftuar Flora Nikolla, drejtore ekzekutive e Albanian Excellence. Njëkohësisht ajo është edhe producente e emisionit ?Zonjat që bëjnë Shqipërinë? realizuar në bashkëpunim me Report Tv.

Drejtoresha e Albanian Excellence, Nikolla ka rrëfyer më shumë për figurën e zonjave të nderuara. Në puntatën e parë të emisionit ka qenë Vera Bekteshi, fizikane dhe shkrimtare.

Intervista në REPORT TV

Flora ju njohim per kontributin tuaj prej me shume se tre dekadash ne fushen e gazetarise por edhe si organizatore e drejtuese e producente e disa aktiviteteve te medha kulturore e sociale, ku se fundi kujtojme Albanian Excellence dhe Zonjat qe bejne Shqipërinë. A mund te na tregoni me teper rreth ketyre aktivieteve?
Kemi nisur një cikël emisionesh shumë fisnike me zonjat që do të prezantojmë, që do te kulmojë në 7 dhjetor ne MAK Albania Hotel. Nuk ka qenë e lehte për Albanian Excellence të zgjedhe duke qënë se ka shumë zonja që përpiqen të bëjnë më të mirën në punën ë tyre. Ka qënë një bord prej personalitetesh të njohur të cilët muaj pas muaji kanë sjell emra të cilat do të evidentohen në këtë cikël emisionesh. Personazhet e përzgjedhur janë zojna që pasqyrojnë realitetin dhe që me zellin e tyre duan të ndryshojnë diçka në Shqipërinë tonë. Dua të falënderoj gjithashtu personat që me kanë mbështetur si Alba Malltezi, Carlo Bollino dhe Dhurata Hamzaj.

Cfare jane sipas jush zonjat qe bejne Shqiperine dhe çfarë synon berja e nje emisioni në bashkëpunim me Report TV?
Ky cikël emisionesh nuk mjafton për të nxjerr të gjitha vlerat dhe kontributet, por le të jenë këto zonja si shembull i suksesit për zonjat shqiptare pasi ato janë të profesioneve dhe profileve të ndryshme. Zonjat flasin me dashuri për profesionin e tyre , për lidhjet e tyre, pas çdo gjeje të cilës i kanë dedikuar kohë, duke treguar momente dhe histrori. Do të kemi gjithashtu edhe projekte në të ardhshme ku do të evidentojmë ?Zonjat që bëjnë Shqiptarinë?.

Cilët janë disa nga personazhet qe jane përfshirë ne listen e Zonjave?
Zonjat do ti zbulojmë javë pas jave, Duke nisur nga Pranvera Bekteshi, zonja Brunilda Paskali që sot është këshilltare e kulturës dhe e çështjeve sociale pranë presidentit të Republikës.

Konkretisht ne emsionin e pare do te perzantohet nje profil i Vera Bekteshit. A mund te na flisni dicka me teper per kete personazh?
Pranvera Bekteshi është një fizikane dhe shkrimtare e cila është një zonjë shumë e nderuar, e cila në kohën e komunizmit kaloi një jetë të vështirë. Ajo ishte një fizikane ekselente që familjarisht u internua nga regjimi i kohës. Dy tipare të sajë si forca dhe optimizmi do i cilësoja si filozofinë e jetës së saj për ti mbijetuar internimit...

Recommended