Ora News - Cungu: Presioni detyroi Kamzën të bëj gabime, i merituam pikët

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi ka lënë pas periudhën negative në 3 javët e fundit, duke mposhtur Kamzën në javën e 14-të të Superligës. Një triumf që është pritur mirë nga trajneri i verilindorëve, Armando Cungu që pas ndeshjes u shpreh:

"Tre pikë shumë të rëndësishme për ne. Ishim përgatitur për një ndeshje të vështirë. Jam shumë i kënaqur nga djemtë, i komplimentoj futbollistët në përgjithësi. Veçoj punën e Cyrbja pasi ishte ai katalizatori i sulmeve tona, pasi nga krahu i tij erdhën dhe golat. Mund të thuhet se ishin dy autogola, por erdhën për shkak të presionit dhe asaj që krijoi Kukësi. Ishim duke e kërkuar golin dhe normalisht në futboll, si pasojë e presionit bën edhe gabime."-tha Cungu.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/cungu-skuadres-i-mungon-shtepia-ja-cfare-ndodhi-me-reginaldon

Recommended