Ora News - Përkujtohet Syrja Bej Vlora, nipi: Të rishkruhet historia, të nxjerrë në pah meritat

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Veprimtar i çështjes kombëtare, ideator e ndihmës kryesor në Shpalljen e pavarësisë, Syrja Bej Vlora mori në 78 vjetorin e vdekjes nderet që iu mohuan për vite me radhë!

Pinjolli i familjes së njohur të Vlorajve u rivarros dhe nderua me një përmendore në fshatin Llakatund.

Jeta dhe drama e tij për historianin Beqir Meta është dramë e shqiptarëve, ndërsa theksoi se ende ka shumë për të bërë për të treguar të vertetën e veprimtarisë së tij

Beqir Meta: Është pinjolli i parë i nacionalizmit shqiptar në Shqipërinë e Jugut. Syrja Beu është një pionier i kapitalizmit shqiptar, i krijimit të fermave kapitaliste në Shqipëri. Kjo fermë ka qenë modeli i parë ku Shqipëria shihte trajtën e zhvillimit të saj si gjithë shtetet e Evropës.

Pinjolli i familjes, stërnip i Syrja Bej Vlorës, ishte iniciatori i rivarrimit të eshtrave të tij dhe ndërtimit të përmendores. Ervin Vlora, tha se historia duhet rishkruar për të nxjerrë në pah meritat e veçanta të personaliteteve të kohës.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/perkujtohet-syrja-bej-vlora-nipi-te-rishkruhet-historia-te-nxjerre-ne-pah-meritat?fbclid=IwAR1k72UeUj9-kgofnW-aIA8EyJBd3hSpMU0ifgCzjal29RWCB2T_b0KPMCM#.W_2eVIUnnJw.facebook

Recommended