Ora News - Cungu presion Flamurtarit: Dëmtimet po na penalizojnë, duam 3 pikët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kukësi luan nesër ndaj Flamurtarit, në një takim me aromë Evropiane. Verilindorët vijnë në këtë përballje me mungesa të shumta, por kjo nuk e ndal teknikun Armando Cungu të synojë fitoren.

Në konferencën për shtyp në prag të kësaj përballjeje, Cungu preku edhe çështjen Cyrbja, ndërsa u shpreh se te goli të arrijnë edhe mbrojtësin dhe mesfushorët.

Përballja me Flamurtarin?

Ndeshjen e fazës së parë me Flamurtarin, pavarësisht se dominuam me lojë dhe me raste, një pakujdesi nga goditja standarde na kushtoi humbjen. Gjithsesi jemi në një situatë tjetër pasi ekipi ka një ritëm tjetër dhe kam bindjen e plotë dhe shpresoj të bëjmë maksimumin, duke pasur me vete dhe fatin pasi në ndeshjen e parë ndaj Flamurtarit na ka munguar.

Ndeshja në Kamëz?

Shpresoj që të ketë përkrahje nga tifozët në këtë ndeshjë pasi janë të shumtë ata që ndjekin ekipin tonë nga kjo bashki dhe në fakt deri në ketë moment na kanë munguar. Prania e tyre në stadium i jep impuls tjetër ndeshjes duke karikuar ekipin.

Çështja Çyrbja?

Nuk ka asgjë serioze për t?u shqetësuar, është thjesht një çështje disiplinore dhe si rezultat I kësaj të fundit drejtuesit e klubit kanë menduar që të kalojnë mesfushorin tek ekipi i dytë. Pres kontribut më të madh nga Çyrbja pasi ka dhënë shumë tek ekipi i Durrësit ndërkohë që dhe vetë lojtari nuk është i kënaqur me rendimentin e tij në lojë. Ne si klub kemi besimin e plotë tek ky lojtar pasi posedon cilësi sportive dhe shpresojmë të kthehet në formën e tij më të mirë.

Dëmtimet?

Këtë javë kemi pasur probleme serioze me një pjesë të konsiderueshme të ekipit. Pothuajse pesë lojtarë kanë pasur problem fizike pas ndeshjes së javës së kaluar me Laçin duke mos harruar që kemi pasur pak kohë në dispozicion për rikuperimin e tyre ndërkohë që do të presim dhe ditën e nesërme për të parë se cilët do të jenë të gatshëm për ndeshjën me Flamurtarin.

Lojë e ashpër dhe pak kartona me Laçin?

Kjo është një pyetjë që duhet t?ju bëhet gjyqtarëve të ndëshjës pasi loja në momente të caktuara ishe e ashpër por për çudi albitri mori vendime të tjera dhe si rezultat I kësaj të fundit shfaqet, për këtë javë, kjo problematikë në raport me dëmtimet.

Pritshmëritë nga ekipi?

Vazhdoj të theksoj që nuk mendoj asgjë tjetër përveç fitores dhe këtë jam munduar që t?jua ?injektoj? dhe sportistëve. Futbolli njeh tre rezultate por primare për ne është marja e tre pikëve. Presim përmirësim pavarësisht që kemi bërë mirë që nga momenti që i jam bashkuar këtij klubi duke mos harruar që skuadra ka pasur problematika jo të vogla ndërsa tani shohim një Kukës që luan mirë futboll, që di të marrë rezultate ndërkohë që ka dhe vend për përmirësim në aspektin e finalizimeve të aksioneve.

Fitorja e Skënderbeut përballë Partizanit?

Kampionati ka specifikat e veta pasi pavarësisht lojës së bukur të zhvilluar nga ana e Kukësit kundërshatët direkt për titull zhfrytëzuan të paktat mundësi që krijuan. Është shumë herët për të folur për kampion...

Recommended