Rama i vë pikën debatit për ekstremistët grekë, fajëson 'kadrinjtë' dhe 'sedërlinjtë'

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri, Edi Rama, u është përgjigjur kritikave të komentuesve në rrjetet sociale për reagim të dobët të shtetit shqiptar përballë shfaqjes së shëmtuar që dhuruan ekstremistët grekë gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kaçifas në Bularat.

Në rubrikën "Përgjigjia ime", Rama shprehet: "Këta sedërlinj të mëdhenj në mendje dhe në gojë nuk dallojnë në këtë rast nga sivëllezërit dhe simotrat e atyre dordolecëve të pezmatuar hakërrues që e kthyen një ceremoni mortore në një shfaqje urrejtje".

Për kryeministrin Rama, dashuaria për vendin tënd dhe e mira e popullit të cilit i përket nuk matet mesa shumë je në gjendje ta urresh vendin e tjetrit dhe mesa keq mund ti bësh tjetrit në atë vend.

Përkundrazi, thotë Kryeministri, kush urren vendin e tjetrit është e keqja e vendit të vet dhe kush mund ti bëjë keq tjetrit në vendin e tij, duhet të ruhet në radhë të parë nga vetja vetëm për hir të vendit të vet.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rama-i-ve-piken-debatit-ekstremistet-greke-fajeson-kadrinjte-dhe-sederlinjte

Recommended