Rama perplaset me ish-ministren greke Dora Bakojanis per marreveshjen e detit 2009 |Lajme-News

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama ka replikuar me ish-ministren e Jashtme të Greqisë Dora Bakojanis për marrëveshjen e detit Shqipëri-Greqi të nënshkruar në vitin 2009, por që u hodh poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

Duke folur në panel në takimin ?Ballkani Perëndimor përtej 2020? që organizohet nga ?The Economist? në Athinë, Rama ka thënë se marrëveshja e re e detit Shqipëri-Greqi duhet të zgjidhet nga një palë e tretë.

?Sfida jonë është që ta bëjmë politikën midis dy vendeve aq të shkëlqyer sa janë marrëdhëniet midis njerëzve. Ajo që shoh është se nuk ka ndjesi negative midis njerëzve. Është krejt e kundërta. Jam besimplotë që me qeverinë e re jemi në drejtimin e duhur. Dhe kemi gjithçka nevojitet për të zgjidhur këtë por edhe gjëra të mbetura, që të mos përdoren nga forcat e errëta si arsye për të ndezuar situatën. Kam një ide shumë të thjeshtë që e kam paraqitur më parë. Sa më shpejt të arrijmë dakordësi kur bëhet fjalë për zonat detare, ne të mund të zgjidhimi çështjen me ndihmën e të tjerëve, nëpërmjet një pale të tretë që na ndihmon miqësisht apo Gjykatës Ndërkombëtare. Kjo do të jetë e drejtë, objektive dhe nuk mund të përdoret nga patriotët?.

Kryeministri shqiptar ka folur edhe për situatën e tensionuar mes Greqisë dhe Turqisë, teksa ka apeluar për dialog dhe ka vlerësuar rolin që ka secili shtet.

?Turqia është instrumental, ndërsa Greqia është absolutisht kyçe për kufijtë e Evropës. Presidenti turk nuk është një person anti-grek, dhe nuk ka dyshim që e shkuara ka treguar që kur ka vullnet ka një zgjidhje, dialog. Thjesht dialog i vërtetë. Natyrisht asgjë nuk është e lehtë. Jam 100% i bindur që marrëdhëniet kontruktive greko-turke mund të jenë një vlerë e shtuar për të gjithë Evropën. Dhe Greqia është në pozicionin e duhur për të qenë ndërmjetësi i ndershëm për këtë. Jam i sigurt që kjo do të ndodhë?.

Pas fjalës së Ramës, ka ndërhyrë ish-ministrja Bakojanis e cila nënshkroi marrëveshjen e vitit 2009 me Lulzim Bashën, në atë kohë ministër i Jashtëm.

?Unë kam qenë që e kam nënshkruar këtë marrëveshje. U mërzita kur dëgjova për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Na duhet të përpiqemi më fortë të gjejmë një marrëveshje me Shqipërinë dhe është e rëndësishme për të dyja vendet tona?.

Dora Bakojanis ka folur për ndërhyrje të treta që kanë ndikuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare, duke ju referuar qartësisht ndërhyrjeve turke.

?Për të qenë e ndershme, ndërhyrja e vendeve të treta në këto lloj çështjesh nuk ndihmon. Ne e dimë që Turqia ka qenë kundër kësaj marrëveshje. Unë njihem në Greqi si mbështetëse e dialogut midis Greqisë dhe Turqisë. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse nuk ka kërcënime. Kërcënimet nuk janë të pranueshme. Shpresoj që Presidenti Erdogan do të bëjë përpjekjet e nevojshme për të ç?tensionuar situatën dhe të ndryshojë retorikën. Shpresoj që ai do të kuptojë që kjo nuk është mënyrë e suksesshme e të bërit politikë?.

Kryeministri Rama i është kundërpërgjigjur ish-ministres Bakojanis, duket u shprehur i bindur se nga ...

Recommended