Ora News - Flamurtari pret Luftëtarin, Daja e Kotobelli njëzëri: Duam 3 pikët

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Flamurtari kërkon konfirmimin në Vlorë përballë Luftëtarit në një ndeshje delikate. Kuqezinjtë regjistruan një fitore minimale në fazën e parë, por me ndryshimin e trajnerit tek gjirokastritët ka një frymë tjetër. Rezultatet e arritura në javët e fundit kanë rritur entuziasmin tek vlonjatët por trajneri Ilir Daja kërkon të ul euforinë, duke e cilësuar Luftëtarin si kundërshtarë shumë të vështirë.

"Jemi munduar që të jemi me këmbë në tokë sepse të gjithë e dimë që nëse në 3 javët e fundit kemi bërë rezultate pozitive, një element kryesorë ka qënë motivimi maksimal, bashkëpunimi mes gjithë lojtarëve për të shkuar tek rezultatet pozitive, gjë të cilën do mundohemi ta bëjmë edhe në ndeshjen e nesërme. Në këtë kampionat diferencat nuk janë shumë të dukshme dhe gjithmonë një ekip e arrin fitoren nëse e kërkon përmes sakrificës dhe bashkëpunimit të të gjithë lojtarëve. Flamurtari si brenda ashtu edhe në transfertë hyn për të marrë 3 pikëshin."-tha fillimisht Daja.

Trajneri i kuqezinjve preku edhe çështjen e brazilianit Elton Kale, i cili edhe pse po stërvitet me Flamurtarin nuk mund të aktivizohet.

"Në start e kishim parashikuar si një sulmues që do i jepte ekipit një farë manovre tjetër në fazën sulmuese. Tashmë nuk e kemi. Po punojmë me drejtuesit për të gjetur një zgjidhje të mundshme. Shpresojmë që të bëhet sa më shpejt sepse në fund fare do na duhet si një blerje e re. " përfundoi Daja.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/flamurtari-pret-luftetarin-daja-e-kotobelli-njezeri-duam-3-piket

Recommended