Report TV - Vijon zjarri në Borsh, flakët rrezikojnë Parkun Natyror të Tatzatit

  • 5 years ago
DELVINË- Zjarri i rënë pasditen e djeshme në Borsh vazhdon të djegë kullotat në të cilat rrezikohej një tufë prej 350 krerë delesh. Në malin e Borshit ditën e sotme flakët janë përhapur duke kaluar në faqen lindore, duke rrezikuar masivin pyjor të Parkut Natyror të Tatzatit, prane vendburimeve të lumit Kalasë në rrethin e Delvinës.

Akoma nuk dihen shkaqet e zjarrit, por temperaturat e larta dhe era kanë favorizuar përhapjen e tij. Zjarri rrezikon banesat në pjesën e poshtme të malit dhe terreni është shumë i vështirë që të ndërhyjnë zjarrfikëset.

Recommended