Report Tv-Burgjet në sitë/ Gjonaj: Ndjekje penale tre punonjësve në IEPV e Burrelit

  • 6 years ago
Tirane- Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, në cilësinë e Koordinatorit Kombëtar Antikorrupsion ka prezantuar sot rezultatet e punës javore të Task Forcës Antikorrupsion në identifikimin, dokumentimin dhe goditjen e akteve korruptive në të gjitha nivelet e administratës në rang vendi. Gjatë kësaj jave janë konstatuar shkelje në ZRPP e Durrësit dhe burgun e Burrelit.

?Nga shkeljet e konstatuara lidhur me procedurat administrative të ndjekura në Zyrën e rregjistrimit të pasurive të paluajtshme Durrës, janë rekomanduar 18 masa disiplinore, vërejtje me paralajmërim për largim nga detyra, për Regjistruesin si dhe për 17 specialistë të këtij institucioni. Ndërkohë, pritet të dilet me konkluzione në një sërë institucionesh të tjera të inspektuara si spitale, drejtori rajonale tatimore, zyra të tjera regjistrimi pasurish të paluajtshme?

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Recommended